Transmetuar më 10-12-2019, 13:29

Chelsea Werner është 26 vjeç, që vuan nga sindromi Daun dhe ka sfiduar të pamundurën për të përmbushur ëndrrën e saj. Deri në moshën 2 vjeç ajo ende nuk mund të shëtiste dhe sipas mjekëve ajo kurrë nuk mund të lëvizte në mënyrë të pavarur. Askush nuk do ta imagjinonte kurrë se falë këmbënguljes së saj ajo do të kishte qenë në gjendje të shkatërronte çdo pengesë.

Në një intervistë Chelsea tha: "Unë u përballa me shumë sfida në jetën time dhe kurrë nuk hoqa dorë." Kështu, që nga mosha 8 vjeç, ajo vendosi të sfidojë kufijtë e saj, duke filluar të praktikojë sporte të ndryshme, nga futbolli, noti, madje edhe boksi, duke kuptuar, më në fund, se asgjë nuk e bëri atë të ndjehet aq e gjallë sa gjimnastika artistike.

“Mu desh shumë për të mësuar madje edhe gjërat më të thjeshta. Unë e lëndova veten shumë herë, duke kaluar më shumë kohë në spital sesa në palestër "- tha atletja që ka gjetur gjithmonë forcën për tu ngritur në këmbë. Në konkurrencën e vazhdueshme me vështirësitë që i ka vënë jeta, ajo stërvitet 3 herë në javë për 4 orë rresht, pa u dorëzuar kurrë. Falë vendosmërisë së saj, ajo u bë një atlete me famë ndërkombëtare, duke fituar 2 kampionate botërore dhe 4 Olimpiada Speciale në Sh.B.A.

Një kampion në sport, por mbi të gjitha në jetë, Chelsea na mëson të bëjmë fluturim dhe gjithmonë të shohim përtej horizontit, duke demonstruar se vlerat e vërteta të një personi qëndrojnë shumë përtej paraqitjeve dhe se asnjë paragjykim nuk mund të shuajë erën e një ëndrre.

Ajo kurrë nuk u ndje ndryshe nga të tjerët dhe deklaroi me krenari: "Unë nuk mendoj se njerëzit me sindromën Daun përfaqësohen sa duhet. Sa më shumë të përfaqësohemi, aq më shumë njerëz do të shohin se sa të aftë jemi ". Pasi fitoi sfidën më të vështirë kundër diagnozës së atyre mjekëve, Chelsea bëri dëshirën e saj të dytë: të bëhej një modele dhe një simbol i bukurisë së vërtetë për të gjithë njerëzit me sindromën Daun: "Unë gjithmonë kam dashur të performoj”.

Me buzëqeshjen që e ka karakterizuar gjithnjë betejën e saj, Chelsea ka arritur të jetojë jetën për të cilën kishte ëndërruar që kur ishte fëmijë, duke luftuar shumë dhe pa rënë kurrë. Falë historisë së saj ajo është bërë një burim frymëzimi për të gjithë botën: "Shpresoj që historia ime do t’i ndihmojë të tjerët të kuptojnë se asgjë nuk është e pamundur"./b.l/noa.al/