Transmetuar më 10-12-2019, 14:06

Kamerat e sigurisë kanë filmuar ambasadorin e Meksikës në Argjentinë, Oscar Ricardo Valero Recio Becerra, duke vjedhur një libër në një librari në Buenos Aires.

Një ngjarje e pabesueshme dhe me pasoja të rënda, bëri që ambasadori të thirrej në vendin e tij dhe të rrezikojë që të zëvendësohet.

Ambasadori tentoi që të vidhte një biografi të Casanova. Episodi ndodhi në 26 tetor në librarinë e famshme El Ateneo, ndërkohë që pamjet dolën vetëm të dielën.

Valero Recio Becerra, ish-pedagog 76 vjeç ndidhet në Argjentinë qysh prej muajit korrik, ndërkohë që u filmua teksa fshihte mes një gazete një libër voluminoz të ‘Casanova’ e shkrimtarit francez Guy Chaussinand-Naugaret, me vlerë prej 9 euro.

Pasi pagoi siç duhet disa CD, diplomati doli nga libraria, por jo bëri që të ndizet alarmi, shkruan noa.al. Ai u ndalua nga punonjësit e sigurisë dhe u mbajt deri sa erdhi policia.

Duke qenë se është person me imunitet, diplomati nuk u arrestua dhe dosja e tij iu referua gjykatësit federal Julián Ercolini, i Gjykatës së Lartë, i cili është personi kompetent për këto raste. /a.y/noa.al