Transmetuar më 10-12-2019, 14:27

Babagjyshi që thith kokainë! Është ky imazhi i shfaqur në një bluzë festive të shitur në Walmart Canada.

Rrjeti gjigant i dyqaneve kërkoi ndjesë ndaj klientëve pasi në bluzë u shfaq karikatura e Babagjyshit para një tavoline me disa viza të bardha ku shkruhej “le të bjerë dëborë”.

Kuptimi ishte lehtësisht i keqkuptueshëm dhe shumë njerëz e krahasuan me përdorimin e kokainës.

Një zëdhënës i Walmart kërkoi ndjesë për shitjen e produktit, duke thënë se bluza është tërhequr nga shitja.

“Këto bluza të shitura nga një pikë e tretë nga ana e Walmart.ca, nuk përfaqësojnë vlerat e Walmart dhe nuk kanë vend në hapësirën tonë online”, tha zëdhënësi. /a.y/noa.al