Transmetuar më 10-12-2019, 14:58

Lëviz qafën dhe gjen vdekjen për shkak se këput një arterie. Një djalë anglez nga Dueknfield, gjeti vdekjen në moshën 17-vjeçare për shkak të një lëvizjeje të fortë të qafës së tij.

Ngjarja e rëndë u shënua në 3 prill, por vetëm gjatë këtyre ditëve, u dokumentua nga mjekët dinamika e ngjarjes.

Ben Littlewood rezultoi se gjeti vdekjen për shkak të iktusit ishemik. I riu u gjet i vdekur në dyshemenë e apartamentit të tij, ku jeton bashkë me vëllezërit dhe nënën.

Nga ekspertiza rezultoi se para se të binte në tokë, ai ka pësuar një këputje të arteries, për shkak të një lëvizje të fortë të qafës.

Sipas mjekëve bëhet fjalë për një formë shumë të rrallë iktusi ishemik, për më tepër që ndodhi tek një djalë kaq i ri në moshë, shkruan noa.al.

Ishte nëna ajo që gjeti trupin e pajetë, pasi i riu nuk i përgjigjej telefonit. /a.y/noa.al