Transmetuar më 10-12-2019, 16:19

Historia e Robert Berishës dhe Nora Istrefit është ndër më të komentuarat pasi fansat po shpresojnë për një ribashkim.

Por nuk ka patur asnjë detaj që lidhet me këtë gjë. Megjithatë, pak muaj pas ndarjes nga Nora, Roberti është fotografuar me një vajzë tjetër.

Nga imazhet e siguruara nga "Review" vihet re vetëm këngëtari me kurriz që përqafon një vajzë.

Mediat kosovare shkruajnë se janë në një kafene dhe takimi u bë në publik.

Identiteti i vajzës nuk dihet, por ka spekulime se është e dashura e re e artistit. Ende nuk ka patur reagim apo konfirmim nga Roberti për këto imazhe./noa.al/