Transmetuar më 10-12-2019, 17:16

Tre prokurorë kanë shprehur interes për të qenë në krye të SPAK.

KLP ka njoftuar se kandidatët që konkurrojnë janë Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Altin Dumani.

Ata kanë paraqitur interesin e tyre para mbylljes së afatit, i cili ishte nga 26 nëntori deri më 10 dhjetor.

SPAK shihet si organi i posacëm i drejtësisë, i cili do luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Kjo strukturë e posacme pritet të ngrihet si një pjesë e strukturave të Reformës në Drejtësi dhe besimi i publikut është shumë i lartë./noa.al/