Transmetuar më 10-12-2019, 17:27

Futbolli shqiptar është në krizë të thellë.

Pas Flamurtarit dhe Luftëtarit, edhe Skënderbeu është në një situatë kaosi.

Prej kohesh futbollistët nuk kanë marrë rrogat dhe sot ekipi i Skënderbeut ka vendosur të mos dalë në stërvitje duke shprehur në këtë mënyrë reagimin e tyre për shkak të mospagesës.

Kjo çështje është nga lojtarët me trajnerin Ilir Daja, të cilin e kanë paralajmëruar disa herë për braktisjen e fushës.

Pritet që të shprehet presidenti Ardian Takaj, mbi këtë situatë të krijuar.

Nuk është aspak normale, dhe më tepër, nuk i shërben të ardhmes së futbollit tonë, teksa disa ekipe të Superiores, ndodhet në kushte ku lojtarët braktisin stërvitjen, për shkak të pagave të prapambetura./NOA.al