Transmetuar më 10-12-2019, 17:55

Pete Frates, i cili u konsiderua si frymëzim për të krijuar sfidën me akull ka ndërruar jetë.

Që prej vitit 2012, ai po luftonte me sklerozën laterale amiotrofike (ALS), e njohur gjithashtu si sëmundja e neuroneve motorike ose sëmundja e Lou Gehrig.

Ai ndërroi jetë të hënën në moshën 34 vjeçare, i rrethuar nga familja e tij. Lajmin e hidhur e dhanë anëtarët e familjes në një deklaratë.

Sfida "Ice Bucket" gjeneroi miliona donacione dhe ndihmoi në financimin e kërkimeve të rëndësishme për sëmundjen.

"Pete ishte një frymëzim për kaq shumë njerëz në mbarë botën që morën guxim nga qëndrueshmëria e tij," tha familja Frates./a.m/noa.al/