Transmetuar më 10-12-2019, 17:59
Foto ilustruese

Policia ndaloi një shtetase, pas aksidentit ku humbi jetën një fëmijë 5 vjeç,

Policia tha se është ndaluar shtetësja me iniciale K.L, 51-vjeçe, ndonëse ajo mbeti e plagosur lehtë në aksident. Por fëmijë ndodhej në automjetin tjetër, që është përplasur me të.

Megjithatë, hetimet vijojnë për fajësinë e fëmijës.

Njoftim i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasen: K.L., 51 vjeçe, banuese në Peqin,  për veprën penale,  " Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".

Shtetasja K.L., duke drejtuar mjetin tip "Fiat", në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  është përplasur me mjetin tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin H.S., banues në Elbasan.

Për pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën drejtuesja e mjetit " Fiat" si dhe ka humbur jetën pasagjeri shtetasi L.S., 5 vjeç, banues në Peqin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime  të mëtejshme./NOA.al