EMRAT/ Burg për tre shqiptarë në Angli, kultivonin drogë në një fermë
Transmetuar më 10-12-2019, 19:19

Autoritetet britanike kanë lënë në burg tre shqiptarë të cilët u zbuluan se kultivonin drogë në një fermë.

Sipas mediave vendase bëhet me dije se nëse do të dilte në treg droga kapte vlerën prej 500 mijë paundësh, ndërsa shqiptarët e arrestuar janë Ervis Harrari, 24 vjeç, Florenc Sherri, 23 vjeç, dhe Haziz Bruci, 22 vjeç.

Në gjykatë u tha se shqiptarët janë detyruar të gjithë që të punojnë si kopshtar, pasi duhet të paguanin borxhet që kishin, pasi kanë dhënë para për të ikur në Mbretërinë e Bashkuar. Tashmë të tre shqiptarët e rinj janë në burg në shtetin anglez.

Të dënuarit ishin duke kultivuar kanabis, dhe kur u kapën deklaruan se ishin sjellë në Teesside për të punuar për të shlyer borxhet që kishin. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...