Transmetuar më 10-12-2019, 19:43

Edhe pse shanset për të përfituar azil janë zero, shqiptarët vijojnë përpjekjet dëshpëruese për ta bërë një gjë të tillë në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Ditën e sotme janë riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika 173 shqiptarë, të cilët qëndronin në mënyrë të parregullt në këto shtete.

Riatdhesimi i tyre u bë përmes Aeroportit të Rinasit, ndërsa operacionet u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin.

Në operacionin e parë u riatdhesuan 38 shtetas gjithsej, 5 prej të cilëve nga Belgjika dhe 33 nga Franca.

Në operacionin e dytë, që nisi nga Lyoni i Francës, u kthyen vullnetarisht në total 135 shtetas.

Autoritetet kërkojnë nga shqiptarët që të mos bëjnë shpenzime pasi nuk ka asnjë shans për të përfituar azil, sepse Shqipëria është vend i sigurtë. /k.k/noa.al/