Transmetuar më 10-12-2019, 20:53

Nuk janë të pakta rastet kur vajzat e reja shesin virgjërinë për të realizuar ëndrrat apo për të bërë jetë luksoze.

Së fundmi një vajzë e re nga Ukraina, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shprehur se është e gatshme të shesë virgjërinë që të realizojë ëndrrën e saj.

Ajo dëshiron të fillojë të bëjë jetë luksoze e udhëtime me stil dhe për këtë i duhen shumë para.

Sipas “Mirror”, Ekaterina, 19-vjeçare, postoi një video për blerësit e mundshëm ku u prezantua me emrin dhe tregoi për gjuhët që dinte.

Ajo tregon se shet virgjërinë e saj në këmbim të një jete luksoze dhe të lumtur, duke përcaktuar edhe çmimin.

“Në fund të fundit, ky është trupi im dhe vendos unë se çfarë të bëj me të”, tha vajza, e cila ka dhënë një çmim minimal prej 100 mijë eurosh./a.k/noa.al/