Transmetuar më 10-12-2019, 20:57

Partia Demokratike ka vendosur sot që të anulojë çdo aktivitet që ishte parashikuar të zhvillohej në 11 dhjetor, me rastin e 29-vjetorit të themelimit të kësaj force politike.

Po ashtu është vendosur që paratë që do të shpenzoheshin të kalojnë në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti.

“Aktivitetet e planifikuara për 11 dhjetorin, ditën e themelimit të Partisë Demokratike janë anulluar, dhe të gjitha fondet e përcaktuara për këto aktivitete se bashku me kontribute të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj do të shkojnë në ndihmë të personave të goditur nga tërmeti i 26 Nentorit”, thuhet në njoftim.

Sipas PD-së kjo është një shenjë solidariteti me të dëmtuarit e tërmetit “dhe mbështetja maksimale për ta është mënyra më e mirë për të përkujtuar data të rëndësishme që shënojnë ngjarjet e Dhjetorit 1990, nga Lëvizja Studentore tek shpallja e pluralizmit dhe lindja e Partisë Demokratike”.

Sipas njoftimit për mediat, nënvizohet se “që prej tërmetit të 26 nëntorit Partia Demokratike ka anulluar disa aktivitete kombëtare per t’ju përkushtuar me të gjitha mundësitë dhe burimet e saj njerëzore situatës pas tërmetit në terren pranë njerëzve në emergjencë”. /k.k/noa.al/