Transmetuar më 10-12-2019, 21:24

Një lajm i hidhur vjen për fansat e muzikës.

Këngëtarja e grupit Roxette, Marie Fredriksson, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare pas një sëmundje të gjatë.

Këngëtarja suedeze, e famshme për këngët: ‘It must have been love’ dhe ‘Listen to your heart’, bëri për vete miliona njerëz në mbarë botën.

Marie Fredriksson, ka vdekur gjatë kësaj jave pas një sëmundjeje të gjatë.

Në shtator të vitit 2002, ajo u diagnostikua me kancer në tru dhe gjasat për të jetuar ishin 25 përqind.

Ajo mbijetoi por pati probleme shëndetësore të vazhdueshme për shkak të terapisë me rreze.

Marie Fredriksson, u tërhoq nga muzika në vitin 2016.

Lajmi për ikjen e parakohshme nga jeta e ka dhënë familja e saj.

Marie la pas bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Fansat kanë shprehur pikëllim për yllin e muzikës Pop./a.k/noa.al/