Transmetuar më 10-12-2019, 21:58

Radiotelevizioni publik amerikan VOA, transmeton çdo ditë edicione informative më shumë gjuhë të botës.

Mes tyre dhe edicionet në gjuhën shqipe. E ndër gazetarët që drejtojnë këto edicione është Menada Zaimi.

Sot, teksa VOA ishte në transmetim direkt, Menada Zaimi gjendej në karrigen e spikeres së lajmeve, ku duket se edicioni po regjistrohej edhe pse ishte direkt në transmetim siç shihni videon që ju sjell noa.al më poshtë.

Gjatë videos Menada Zaimi duket se nuk e di që është drejtpërdrejt në transmetimet e VOA dhe është në pritje për të prezantuar kokat e kronikave të edicionit të radhës.

Në videon më poshtë dallohet teksa gazetarja përshkruan zhvillime politike të ditës në SHBA, e më pas pret që të pasqyrojë kronikën pasardhëse.