Champions! S’ka kualifikim për Inter, Barcelona e dërgon në Europa League
Transmetuar më 10-12-2019, 23:24

Inter i thotë lamtumirë kualifikimit në fazën tjetër të Uefa Chapions League për këtë sezon.

Zikalërit, zhgënjyen këtë mbrëmje përballë Barcelonës, duke pësuar humbje në shtëpi.

Edhe pse me mungesa, katalanasit nuk falën, duke triumfuar me rezultatin 2-1.

Inter e pa veten në disavantazh në minutën e 23’, ku Perez pas një pasimi të marrë nga Vidal mposhti me lehtësi Handanovic.

Zikaltërit barazuan me Lukakun në fund të pjesës së parë.

Inter e kërkoi me ngulm fitoren në pjesën e dytë por nuk arritën të shënojnë.

Katalanasit vulosën rezultatin përfundimtar me anë të Fati në minutën e 87′ dhe që dërguan zikaltërit në Europa League.

Borusia Dortmund fitoi mes drithërimash përballë Slavia Prague me shifrat 2 me 1, duke siguruar kualifikimin e mëtejshëm./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...