Transmetuar më 10-12-2019, 23:38

Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin më 26 Nëntor të këtij viti.

Tërmeti shkaktoi 51 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë por edhe në Tiranë.

Imami Elvis Naçi, i cili është dhe drejtuesi i fondacionit Firdeus tregoi në emisionin Opinion, se deri më tani janë mbledhur 6 milionë e 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti.

Ai tha se deri në fund kjo shifër do të arrijë deri në 10 milionë euro.

Sipas tij, shqiptarët e Kosovës nga Zvicra janë ata që kanë kontribuuar më shumë.

"Ne e kemi filluar maratonën ditën e enjte, ditën e premte kanë qenë 1 milionë franga vetëm në llogarinë zvicerane. Sot janë 4 milionë franga në Zvicër dhe 1 milionë euro në vendin tonë. Vendi që mban rekord është Zvicra, 80 përqind janë shqiptarë të Kosovës. Ne kemi bërë maratonë edhe në Kosovë, edhe tv shqiptare. Ne i nxorëm emrat e atyre që donin, pavarësisht atyre që nuk donin. 90 përqind e atyre që kanë dhënë fjalën e kanë arkëtuar. Ai që ka pas donacionin ka qenë një shqiptar i Zvicrës, 100 mijë franga në fillim dhe 200 mijë franga ditën e nesërme. Ka pasur shumë shoqata, xhami dhe kisha po ashtu", ka thënë Naçi./a.k/noa.al/