Transmetuar më 11-12-2019, 10:45

Kohë më parë Victoria Beckham postoi një foto të së bijës Brooklyn teksa puthte në buzë të atin, David Beckham. Ajo i uroi ditëlindjen në këtë mënyrë vazjës por rrjeti shpërtheu në kritika për të, duke thënë se nuk është aspak e hijshme dhe e shëndetshme për fëmijën.

Në fakt këtë gjë e pohojnë dhe psikologët të cilët tregojnë se dashuria dhe kujdesi mund të tregohen edhe në mënyra të tjera. Bright Side ka zbuluar 3 arsyet pse nuk duhet ta bëni këtë veprim me fëmijën tuaj.

1-Ndikon në kuptueshmërinë e fëmijëve për të dalluar kufijtë. Buza dhe goja është një pjesë shumë personale e njeriut. Kur ti e puth një fëmijë në buzë iu tregon atyre se në trupin e tyre mund të ndërhyjë kushdo tjetër.

2-Është johigjenike.Doktorët dhe veçanërisht dentistët tregojnë se në gojë krijohen një numër i madh mikrobesh të cilat mund të ndikojnë në shëndetin e fëmijës tuaj ndonëse nuk ju prekin ju.

3-Fëmijët mund të fillojnë të puthin  në buzë edhe njerëz të tjerë për të treguar simpatinë e tyre. Fëmija mund të fillojë të sillet me njerëzit e tjerë njësoj siç bëjnë në shtëpi. Kështu nuk arrijnë të kuptojnë implikimin intim të këtij gjesti./noa.al/