Transmetuar më 11-12-2019, 10:59

Një pronar i pasurive të patundshme në Baltimore i bëri një dhuratë marramendëse stafit të tij për Krishtlindje.

Ai i dorëzoi stafit të tij prej 198 personash një shpërblim me vlerë 10 milion dollarë, ku secili merrte mesatarisht një çek prej 50,000 dollarësh.

Pronari Edward St. John njoftoi për këtë shpërblim në festën e festave të fundit.

Ai tha se shuma që secili punonjës do të marrë varet në bazë të aktivitetit në punë, por shumica do të marrin në shtëpi mesatarisht rreth 50,000 dollarë, njoftoi New York Post.

Punonjësit bërtisnin me të madhe kur u tregoi shpërblimin, dhe secili hapte i lumtur zarfin e kuq ku shihte se si ishte vlerësuar.

Bonusi për festa është përveç bonusit vjetor të kompanisë për fundvitin. Pra në fundvit, ata do marrin një zarf tjetër./a.m/noa.al/