Transmetuar më 11-12-2019, 13:43

Katie Page është një mama beqare nga Kolorado dhe historia e saj po bëhet hit në internet. Kur ishte rreth 30 vjeç, ajo duhej të përballej me traumën e një divorci dhe që prej asaj kohe mori një vendim drastik: dëshironte një jetë të "jashtëzakonshme".

Ajo ndryshoi punën e saj, bleu një shtëpi të re dhe e ristrukturoi atë, duke e bërë ashtu si e imagjinonte në ëndrrat e saj. Pasi kaloi dy javë në këtë realitet mjaft "të qëndrueshëm", ajo mori një email nga kisha lokale, duke e pyetur nëse ishte e gatshme të bëhej nënë birësuese.

Pasi vlerësoi idenë, ajo vendosi ta pranojë atë dhe u vendos në kujdestari në një të porsalinduri që ishte braktisur në spital. Ajo e mori atë në shtëpi dhe e quajti Grayson, duke e dashur si një djalë në të gjitha aspektet.

Pas dy vitesh, punonjësi social e pyeti nëse mund të ndihmojë një tjetër vajzë të braktisur 4 muajshe dhe, duke parë që askush nuk iu përgjigj njoftimit, ajo pranoi përsëri, duke e thirrur Hannah-in e vogël.

Sidoqoftë, gjëja e mahnitshme është se pasi bëri disa hulumtime në spital, ajo zbuloi se dy fëmijët e saj të birësuar ishin motër e vëlla.

Sot ajo është shumë e lumtur që ka një familje kaq të veçantë dhe ëndërron të birësojë fëmijën e tretë, në mënyrë që të jetë e rrethuar gjithmonë nga dashuria./b.l/noa.al/