Transmetuar më 11-12-2019, 13:50

Një grimiere lejoi që i dashuri i saj, i cili është punonjës ndërtimi t’i priste baluke me një makinë rroje.

Paraqitja që mori është komplet e ngjashme me stilin e aktorëve të filmit "Dumb and Dumber".

Pasi vuri re se flokët bjondë i ishin rritur shumë, Amyleigh Weaver mendoi të lejonte të dashurin që ti jepte një pamje të re plot stil.

21-vjeçarja nga Yorkshire i besoi partnerit Francis Plaka, 20 vjeç, për të cilin thotë se kishte vetëbesim në aftësitë për të prerë flokë.

Pavarësisht se i dha udhëzime se si duhet të vepronte, nuk e kuptoi se gjendja ishte aq e keqe derisa pa veten në pasqyrë.

"Ai mori makinën e rrojës dhe filloi të priste. I thashë çfarë të bënte dhe e lejova të vazhdonte. Pasi mbaroi, më pa dhe më kërkoi falje", tregon Amy.

Megjithëse u mërzit, ajo qeshi me të madhe dhe vazhdon të jetë e lumtur me partnerin. Megjithatë i sugjeroi vajzave që të mos e bëjnë një eksperiment të tillë./a.m/noa.al/