Transmetuar më 11-12-2019, 15:50

Ngacmohet seksualisht në transmetimin live në televizion, gjatë një maratone amatore ku po merrnin pjesë rreth një mijë persona.

Një nga pjesëmarrësit kapi në të pasme një gazetare, e cila ishte dërguar për të ndjekur vrapin e atletëve live. Në përfundim i dyshuari, një burrë 42-vjeçar u identifikua dhe u përjashtua përjetë nga maratonat

Është kjo ajo që ndodhi gjatë fundjavës që lamë pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Savannah të Georgia. Gazetarja 23-vjeçare Alex Bozarjian, e cila po ndiqte maratonën direkt, ishte duke vrapuar pranë Savannah Run Bridge, kur u ngacmua nga shumë atletë të cilët përshëndesnin në mënyrë simpatike para kameras.

Por njëri prej tyre u afrua pak më shumë se ç’duhet, duke e prekur në të pasme. Gjithë skena u transmetua në televizionin WSAV News 3, duke bërë që pamjet të përhapen me shpejtësi në rrjetet sociale, shkruan noa.al.

Vetë gazetarja duke publikuar në Twitter pamjet tha se, “Më ngacmove seksualisht dhe më vure në siklet. Askush nuk do të donte që të kishte lidhje me një njeri të tillë, as në punë dhe as në rrethana të tjera”.

Në fund i dyshuari u identifikua si 43-vjeçari Tommy Callaway. /a.y/noa.al