Transmetuar më 11-12-2019, 16:29

Ndalohet të vdesësh në ditë festash dhe në fundjavë! Është ky urdhri i pazakontë i dhënë nga një kryebashkiake franceze.

Isabelle Dugelet, kryebashkiake e La Gresle në Francë, duke qenë se festa e Krishtlindjeve po afron, ka dalë me urdhrin e veçantë.

Motivi është mungesa e mjekëve në gjendje për të certifikuar vdekjen. Turnet në ditët e pushimeve janë reduktuar për shkak se stafi shëndetësor ka nevojë për të pushuar në fundjavë, për shkak të ngarkesës së madhe.

Kështu për të certifikuar vdekjen e një personi, është dashur të shkohet në një qytet tjetër, pasi ai i fshatit Loira ishte pushim. Kjo krijoi një shqetësim të madh për afro 900 banorët, të cilët detyrohen që të mos vdesin në ditë festive.

Urdhri është paradoksal, por nuk ka asnjë vlerë ligjore, duke qenë se është një gjetje publicitare për të bërë që bota të flasë për La Gresle dhe problemin shëndetësor. Lajmi po bën xhiron e botës, duke nxjerrë në pah krizën mjekësore-sanitare në vend. /a.y/noa.al