Transmetuar më 12-12-2019, 08:27

Publikimi i “fjalëve të shenjta” në rrjetet sociale, ku citon thënie të mençura nga dijetar islam e të krishterë, por edhe nga librat e shenjtë duket se është kthyer në një rutinë për kryeministrin Edi Rama.

Edhe këtë mëngjes të enjte, Rama ka zgjedhur që ta nisë ditën me thënien e Hafiz Ali Korçës i cili thotë që feja myslimane të mëson që kur bëhet fjala për Atdheun nuk duhet të kursesh asgjë.

“Fjalët e shenjta. Nga Hafiz Ali Korça tek “Mirë se ke ardhur”: Feja myslimane mos kurse të thotë as shpirtin, as fëmijë fare gjë në botë.

Po ç’kriji të gjitha veç shpëto atdhenë se n’atdhet të dashur mundet t’a mbash fenë”, shkruan Rama./b.l/noa.al/