Transmetuar më 12-12-2019, 09:05

“Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik”.

Kështu shkruan Presidenti Ilir Meta duke publikuar fotografi nga takimi me ekspertët izraelit.

Ai thotë se ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë.

“Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë”, shkruan kreu i shtetit.

Nga tërmeti i 26 nëntorit gjetën vdekjen 51 persona dhe u plagosën rreth 900 të tjerë, ndërkohë që u shkatërruan me mijëra banesa. /a.y/noa.al