Transmetuar më 12-12-2019, 09:39

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin ditën e sotme për kryetaren e Gjykatës Administrative Durrës, Marjana Velçanin.

Nga verifikimet e kryera në kuadër të procesit të vetingut, nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia, Velçani u gjet e papërshtatshme për të vijuar detyrën, duke ju komunikuar shkarkimi.

Ky vendim vjen pasi të mërkurën e 11 dhjetorit, ajo u përball me seancën dëgjimore ku u konstatuan probleme sa i takon pasurisë dhe anës profesionale.

Gjatë verifikimeve u krijuan dyshime lidhur me të ardhurat për blerjen e një apartamenti në Berat në vitin 2003, të blerë me kredi, për një apartament në Tiranë prej 45 mijë eurosh të blerë në vitin 2009, për të cilin janë konstatuar pasaktësi për të ardhurat.

Po ashtu paqartësi janë konstatuar edhe për blerjen e dy makinave prej saj në një shumë totale prej afro 20 mijë euro.

Probleme u konstatuan edhe për porfesionalizimin, kjo pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vlerësuar se Velçani aftësi mesatare në intepretimin e ligjit, si dhe janë konstatuar probleme në zbatimin e procedurës dhe se nuk përdor praktikat e gjykatave më të larta në vendimet e saj. /a.y/noa.al