Transmetuar më 12-12-2019, 09:56

Në një kohë kur flitet gjithnjë e më shumë për ushqyerjen me gji në publik, vjen një mesazh shumë i fortë nga bota e sportit.

Volejbollistja indiane e shtetit të Mizoram, Lalventluangi, kërkoi që ta zëvendësonin gjatë ndeshjes, në mënyrë që ti jepte gji fëmijës së saj që e priste në pankinë.

Sportistja në mes të ndeshjes, la për pak minuta mënjanë volejbollin, duke marrë rolin e nënës për të ushqyer me gji fëmijën disa muajsh, ndërsa më tej u rikthye sërish në fushë.

Por kjo skenë nuk kaloi pa u vënë re, pasi gruaja u fotografua dhe pamjet përfunduan në rrjetet sociale.

Sportistja po luante një ndeshje për Mizoram State Game, duke përfaqësuar skuadrën e Tuikum, ndërsa në fushë kishte shkaur mëe gjithë familjen. Pamja në fjalë ka ngjallur pëlqime dhe komente të shumta, për shkak se është marrë si shembull se si një femër mund të jetë profesioniste, por nuk duhet të heqë dorë as nga roli i nënës.

Për këtë arsye ministri indian i sportit, e dekoroi volejbollisten, duke i dorëzuar edhe një çek me para. /a.y/noa.al