Transmetuar më 12-12-2019, 10:25

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Kështu thuhet në një video-mesazh të ambasadës amerikane në vendin tonë, në të cilin thuhet se këtë javë do të mësohet se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë.

“Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur. Shqipëria lufton korrupsionin, ndal korrupsionit”, thotë ambasada.

Në mesazh thuhet se ditët e shkuara të “drejtësisë selektive” do të zëvendësohen nga drejtësia për të gjithë dhe se ditëve të shkuara të zyrtarëve të korruptuar dhe bosëve të krimit që ishin të paprekshëm, po u vjen fundi.

Bëhet me dije se në shënjestër të SPAK do të shënjestropjë korrupsionin e nivelit të lartë dhe se SHBA janë të angazhuara në ngritjen dhe funksionimin në mënyrë të pavarur.

Më tej thuhet se me mbështetjen prej 2 milionë dollarësh dhe këshilltarët ligjorë të ambasadës po punohet për tu hedhur themelet e SPAK.

Në vijim deklarohet se SPAK synon dhënien fund të pandëshkueshmërisë për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar. Ambasada informon se po trajnohen prokurorët e ardhshëm të SPAK dhe 35 hetues dhe prokurorë nga Nju Xhersi dhe federalë për tu trajnuar mbi legjislacionin e ri penal shqiptar dhe se nga viti 2020, prokurorët amerikanë do të ofrojnë trajnimin për SPAK, mbi çështje si lufta ndaj kurrupsionit, pastrimit të parave dhe trafikimit të njerëzve.

Gjithçka për tu siguruar që prokurorët e SPAK-ut, i kanë mjetet për të vënë në shënjestër krimin dhe korrupsionin e nivelit të lartë. /a.y/noa.al