Transmetuar më 12-12-2019, 10:24

Dje u vu re një unazë në gishtin e moderatores Luana Vjollca, e cila nxiti spekulimet se do ti japë fund beqarisë.

Prej kohësh flitet se po shijon një histori dashurie me Krenar Çoçaj, por në fakt nuk kanë ndërmend të fejohen.

Unaza është thjesht që aksesor që Luana e ka përdorur për puntatën e saj të rradhës, thonë burime për "News31".

Thuhet se për momentin është fokusuar tek karriera dhe televizioni, prandaj duhet të presim dhe pak kohë për të parë një ndryshim në jetën e saj sentimentale.

Luana dhe Krenari kanë më tepër se tre vite bashkë, megjithatë janë treguar përherë shumë të kursyer në shfaqjet e veta publike. I vetmi event publik ku shkuan bashkë ishte dasma e Marinës dhe Getoarit./a.m/noa.al/