Transmetuar më 12-12-2019, 11:03

Festa e Krishtlindjeve është një ndër periudhat më të bukura të vitit, por ka edhe shpenzime.

Mbretëresha Elizabeth ka shpenzuar plot 30 mijë paund për të blerë 620 dhurata për familjen dhe stafin.

Madhëria e saj, 93 vjeçe, gjithashtu dërgon 750 kartolina krishtlindjesh. Në kartolinë, mbretëresha vendos një fotografi familjare për t’ia dhuruar të afërmve, miqve, anëtarëve  që kujdesen për shtëpinë mbretërore dhe delegatëve të ndryshëm.

Burimi pranë familjes shpjegoi se dy javë para 25 dhjetorit, stafit i është thënë që të shkojë në dhomat e Pallatit Buckingham për të marrë dhuratat nga Mbretëresha.

"Ajo flet me secilin prej tyre dhe zakonisht i thotë, ‘Faleminderit shumë për kontributin që keni dhënë gjatë këtij viti’, të shoqëruar me një urim për Krishtindjet. Dhuratat janë zakonisht një kupon për të blerë libra ose ndonjë porcelan nga dyqani i dhuratave të pallatit", tha burimi për ‘Fabolous Digital’ duke shtuar se mund të ketë dhe ndonjë kek, siç ndodh çdo vit./a.m/noa.al/