Transmetuar më 12-12-2019, 11:21
Dy ndër emrat më të njohur të artit shqiptar, Vera Grabocka dhe Timo Flloko, demonstrojnë dashurinë e tyre në Londër.
Teksa kanë udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar, ata shfaqen në këtë foto të kapur për dore, duke treguar me një zemër, dashurinë e tyre.
Çifti i njohur i ekranit, është ndër më të pëlqyerit e publikut.
Këtë e tregojnë dhe komentet për to.
Shumë njerëz habiten me kërshëri për atë që e quajnë sekretin e rinisë së tyre. Dhe në fakt fotoja flet vetë, kur mendon se Vera është tani 68 vjeçe, e lindur më 21 mars 1951, kurse Timo Flloko 71 vjeç, lindur më 26 prill 1948. /noa.al/