Transmetuar më 12-12-2019, 11:25

Mes panetonëve, çokollatave, tortave, kadaifëve, bakllavave e ëmbëlsirave të tjera tradicionale të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, gjatë festave rrezikohet gjithmonë marrja e sheqerit në sasi të mëdha. Dy studime të ndryshme të universitetit të Ioëa dhe tjetri i Qendrës Mjekësore Jugperëndimore të Universitetit të Texasit, kanë zbuluar që në realitet trupi mbart një sistem të vetin rregullues që na mban larg nga ëmbëlsirat kur përpiqemi ta ekzagjerojmë me to.

Një hormon i prodhuar nga mëlçia gjatë konsumit të ëmbëlsirave dhe alkhoolit, FGF21, në sasi të mëdha ul në fakt dëshirën e konsumit të sheqerit dhe alkhoolit, paralelisht me rënien e nivelit të dopaminës, një neurotransmetues që luan një rol shumë të rëndësishëm në sjelljet e lidhura me kompensimin e ushqimeve.

Studime të mëparshme kishin nxjerrë në dritë impaktin e disa hormoneve mbi urinë, por asnjë prej tyre nuk reagon mbi ushqyes të veçanntë, si karbohidratet, proteinat ose yndyrnat, dhe janë produkte nga organe të tjera. Ky në fakt është hormoni i parë i prodhuar nga mëlçia i cili është zbuluar të ketë efekte të tilla që mund të ndihmojë në përmirësimin e dietës dhe pacientët me probleme diabeti e obeziteti.

Po si funksionon? Tek minjtë është parë që mëlçia e prodhon si përgjigjje të konsumimit të sheqerit, e më pas hynë në qarkullimin e gjakut ku dërgon një sinjal në tru të cilit "i imponon" ndalimin e dëshirës për sheqer. Hormoni është i lidhur me streset e mjedisit, si dietat ekstreme ose ekspozimi ndaj temepraturave të ftohta. Prodhohet edhe tek gjitarët, kur konsumojnë karbohidrate.

Prej më shumë se 50 vjetësh dihet që mëlçia është një rregulator i rëndësishëm i kosnumit dhe preferencës për disa ushqime. Ky hormon prodhohet në nivel hepatik. Dhe në këtë mënyrë, sipas kërkuesëve shkencorë, qëllimi i tij mund të jetë që të përmirësojë cilësinë e dietës, të evitojë konsumin e ushqimeve të pashëndetshme ose të mbrojë mëlçinë nga tepria e alkhoolit. Cilado qoftë orijina e tij, ky kapacitet mund të shfytëzohet në nivel terapeutik për diabetin dhe obezitetin./b.l/noa.al/