Transmetuar më 12-12-2019, 12:37
Foto ilustruese

Policia e Amsterdamit arrestoi në aeroportin e Schiphol, një shqiptar, të cilit iu hap valixhja plot me para.

Teksa po kthehej nga një udhëtim në aeroportin e Amsterdamit, gjatë kontrollit shqiptarit iu hap valixhja, por prej andej nisën që të binin tufa me para.

Zbulimi u bë gjatë së dielës, ku më tej 30-vjeçari shqiptar i kapur mat, u shoqërua në policoi

Në total në valixhe i gjetën 50 mijë euro, duke bërë që të vihet nën akuzë për pastrim parash. Mungesa e deklarimit të parave bëri që shqiptari i cili ishte nisur nga Spanja drejt Hollandës, të arrestohet.

Hetimet lidhur me origjinën e parave janë ende në vijim. /a.y/noa.al