Transmetuar më 12-12-2019, 12:32

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama se po përpiqet t’i mbyllë gojën medias për fjalën e lirë në mënyrë që ti paraqesë shqiptarëve mashtrimet e tij duke i hedhur hi syve.

Përmes një deklarate për mediat Vasili i ka kërkuar këtij pushteti të katër që të tregojë sërish fuqinë e tij duke i mbyllur atij derën dhe ta lënë vetëm me ERTV  e tij.

“Shqipëria është plagosur në këto momente nga fatkeqësia siç është termeti, por në këto momente të vështir për vendin tonë është shfaqur më e zezë se kurrë hija e betejës dhe luftës e frontit nga kryeministri për të mbytur fjalën e lirë. Pra një betejë frontale ndaj medias shqiptare në mënyrë që të kontrollojë gjithçka edhe këtë pushtet të katër për të paraqitur vetëm mashtrimet e tij dhe për tja shitur shqiptarëve dhe për ti hedhur hi syve atyre”, shprehet Vasili.

Mw tej ai shton se, “Ky shqetësim madhor në momentin kur Shqipëria merr kryesimin e OSBE bëhet shembulli i shkeljes më flagrante të lirisë së medias. Përballë kryeministrit ndodhet opinioni publik, opozita dhe media. Ne mbështesim gjithë qëndrimet që aktorët politik kanë mbajtur në parlamentin e shportës së karavidheve por jemi të bindur se përballë këtij agresivetiteti të kryeministrit i cili i konsideron mediat hale dhe analistët qen që lehin, sot pushteti katërt ndodhet para tij.

Por përballë një kryeministri të velur nga arroganca ka vetëm një mënyrë që pushteti i katërt të tregojë sërish fuqinë  e tij duke vendosur një standart të njëjtë me politikën, që është standarti me të vërtetën. Të nderuar njerëz të medias bllokojeni Ramën dhe lëreni vetëm me ertv e tij. Ky është stadarti i të vërtetës. Ky është mësimi më i madh që shqiptarët presin për të parë te ky pushtet i katërt mundësinë që ata të thonë të vërtetat e tyre por dhe mundësinë për të mësuar të vërtetat nga ai pushtet”./b.l/noa.al/