Transmetuar më 12-12-2019, 12:57

Teksa vizitoi familjen e Fatmir Gjanës në Durrës, i cili u nxorr nga rrënojat e tërmetit pas 24 orësh, Kryeministri Edi Rama kujtoi kohën kur hoqi vathin dhe u bë ministër, pasi djali i shtëpisë mbante vath në vesh.

“Më hoqe mallin e vathit tim. Kam pas edhe unë një vath kur isha i ri”, tha Rama.

Teksa e pyeti se sa vjeç ishte dhe i riu i tha 29-të, ai ia ktheu “Aq kam qenë dhe unë”.

Më tej i tregoi edhe momentin kur hoqi vathin, dhe se kjo gjë ndodhi ditën që i vdiq i ati dhe ishte në Paris.

“Kishim shumë marrëdhënie të afërt. Ai vdiq në mëngjes, por unë duhet të nisesha të nesërmen sepse nuk kishte avion. Nga stresi kam ndenjtur nuk e di sa orë, kam hequr mjekrën pa shkumë farë. Hoqa vathin dhe u bëra si njeri normal, se atëherë quhesha anormal. Erdha për varrimin pastaj po atë ditë u bëra ministër, koinçidencë e paparë dhe isha gati”, tregoi Rama. /a.y/noa.al