Transmetuar më 12-12-2019, 12:50

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur transferimin e prokurorëve të Krimeve të Rënda në Prokuroritë e rretheve, pas 19 dhjetorit.

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, pohoi se me 19 dhjetor do të betohen 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme, apo siç njihet nga opinioni publik si SPAK-u. Ngritja e kësaj strukture pritet të “shkrijë” Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa për prokurorët e mbetur do të vendoset sot për t’i transferuar në rrethe.

“Më 19 dhjetor betohen 8 anëtarët e SPAK. Prokurorë nga Krimet transferohen në tjetër vend. Sot transferohen në rrethe prokurorët e mbetur te Krimet”-tha mes tjerash Gent Ibrahimi.

Lista e Prokurorëve të transferuar

Arens Çela, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Blerim Tominaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Besim Hajdarmataj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Doloreza Musabelliu, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Elisabeta Imeraj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë Manjola Kajana

Manjola Kajana, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë Manjola Kajana

Vladimir Mara, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Sonila Muhametaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Pranvera Pustina, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

Artan Bajrami, në Prokurorinë e Apelit Tiranë

Përparim Kulluri, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër

Eugen Beci, në Prokurorinë e Shkallës së Parë, Korçë./b.l/noa.al/