Transmetuar më 12-12-2019, 13:02

Përditësuar

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, policia italiane tha se arrestoi 20 persona që akuzohen për trafik droge dhe armësh nga Shqipëria.

Organizata italo-shqiptare u akuzua se përdorte gjithashtu skafë të fuqishëm për trafik droge midis dy brigjeve.

Bosi i organizatës është identifikuar një shqiptar 50 vjeçar.

Nga hetimet e zhvilluara nga Antimafia e Barit, nisur prej dy vitesh, u sekuestruan 5.3 tonë marijuanë, disa karikatorë, 10 pistoleta automatikë dhe dy kallashnikovë.

Policia italiane konfiskoi dhe pasuri të patundshme me vlerë mbi një milion euro, të cilat dyshohet të jenë krijuar me të ardhurat nga krimi. /a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd