Transmetuar më 12-12-2019, 13:08

Plaku më i bukur dhe i sjellshëm në botë, Santa Claus (Babagjyshi), në fillim kishte një veshje jeshile dhe jo një të kuqe siç e njohim.

Santa Claus është simboli i njeriut që sjell dhurata për fëmijë të mirë, natën midis 24 dhe 25 Dhjetorit, por jo gjithmonë e ka pasur veshjen e kuqe. Në fillim ai kishte veshjen e gjelbër, le të shohim pse ai ndryshoi ngjyrën, dhe cila histori fshihet pas saj.

Santa Claus ka një mjekër të gjatë të bardhë, një bark pak të madh dhe një kostum të kuq me skajet e bardha të leshit.

Figura e Santa Claus daton në shekullin e shtatëmbëdhjetë, por në atë kohë ai mbante veshur një pallto të gjatë leshi jeshile, kështu që nuk ishte ashtu siç e njohim ne tani. Historia flet për Shën Nikolën, një peshkop që jetoi rreth shekullit të katërt.

Për historinë e vërtetë të Shën Nikolasit ekzistojnë shumë pak fakte, madje nuk dihet nëse ai ka pasur vërtet atë mjekrën e bardhë me të cilën njihet sot, por një gjë është e sigurt që shenjtori kishte një reputacion të madh për bujari dhe për bërje dhuratash.

Kjo është edhe vetia që i ka rezistuar shekujve dhe sipas admiruesve të tij Shën Nikolasi është pjesë thelbësore e gëzimit të Krishtlindjeve.

Shtëpia e Santas nuk është një vend specifik, sepse ndryshon sipas vendit dhe traditave të saj, një shembull për amerikanët është në Alaska, për Kanadezët ajo ndodhet në veri të vendit të tyre, për evropianët është në Rovaniemi , në Lapland.

Por kthehemi te ngjyra e veshjes për të cilën disa thonë se ndryshimi i saj varet nga reklamimi i pijes Coca-Cola, por nuk është ashtu, ose të paktën duket se nuk ishte e para shtëpi për të përdorur figurën e tij në një reklamë.

Por pak është e rëndësishme nëse Santa Claus ka një veshje jeshile apo të kuqe, gjëja e rëndësishme është të besoni në të dhe që fëmijët e mirë të marrin kaq shumë dhurata të shpresuara, pasi t’i kenë shkruar dhe dërguar atij një letër të bukur./b.l/noa.al/