Transmetuar më 12-12-2019, 13:34

Një vajzë 23-vjeçare Sule Cet, studente në Universitetin e Ankarasë në Turqi, u përdhunua dhe u hodh nga dritarja e një pallati. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes foli për vetëvrasje, pa u thelluar më tej, por ADN-ja e pranishme në trupin e saj, tregoi qartësisht shenjat e pëdhunimit të pësuar.

Për rastin e saj, reagimet dhe indinjata ishte e madhe. Familja kërkoi që të bëhej qartësi mbi ngjarjen, pasi vajza ishte e qetë dhe nuk kishte shfaqur asnjë shenjë dyshimi për vetëvrasje.

Natën në të cilën vdiq, eprori i saj i kishte dërguar një mesazh duke i thënë nëse mund të takoheshin për të pirë diçka, por ajo i kishte thënë se nuk mundej. Por pas insistimit të tij, biznesmenit 40-vjeçar Çağatay Aksu, ajo u dorëzua.

Sule kishte lajmëruar një shoqen e saj me mesazh duke i thënë se Aksu nuk po e lnte të ike. Bashkë me biznesmenin ishte edhe një shok i tij. Por pask çaste më vonë 23-vjeçarja u gjet në tokë e pajetë, shkruan noa.al.

Autopsia konfirmoi dyshimet: 23-vjeçarja ishte përdhunuar disa herë dhe më pas ishte hedhur nga kati i 20-të i një grataçele. Në 14 korrik 2018, pak javë pas ngjarjes, Çağatay Aksu dhe Berk Akand, u arrestuan nën akuzën e vrasjes me paramendim dhe përdhunimit.

Gjatë seancës së radhës gjyqësore të mbajtur këtë të martë, dy të dyshuarit tentuan që të justifikohen duke thënë se vajza nuk kishte qenë e virgjër dhe se pinte alkool. Por pavarësisht këtij justifikimi, dy të dyshuarit u dënuan me burgim të përjteshëm. /a.y/noa.al