Transmetuar më 12-12-2019, 13:40

Një grua ka bërë kërkesë publike që kirurgët ti rregullojnë problemin me gjoksin pas implanteve që i janë vendosur në vendin e gabuar.

Brittany Mann, nga Baltimore, i la mjekët pa fjalë kur u shfaq në emisionin "Botched".

Më parë, ajo kishte bërë katër implante gjoksi, dy poshtë muskulit dhe dy sipër.

E ulur pranë bashkëshortit të saj Justin, ajo tha: "Kanë kaluar 10 muaj nga kirurgjia dhe në shumë mënyra, unë ende po paguaj çmimin për këtë gjoks. E dua mundësinë që të rregulloj këtë gabim."

Ndërsa kur u pyet në një intervistë, Brittany tha: "Më bëjnë të ndihem e turpëruar dhe jam e dëshpëruar."

Në imazhe duket se implantet e gjoksit kanë ndërruar pozicion dhe e bëjnë të duket pa formë./a.m/noa.al/