Transmetuar më 12-12-2019, 13:26

Këshilli i Lartë i Prokurorisë  ka miratuar sot transferimet e prokurorëve të Krimeve të Rënda. Kështu, shefja e Krimeve të Rënda, Donika Prela është caktuar përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Tiranë.

Gjithashtu është miratuar me 11 vota pro, projekt-akti për caktimin e përkohshëm tё prokurores Arta Marku si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Ky vendim hyn në fuqi më datë 1 Janar të vitit 2020. Prokurorja Arta Marku është edhe anëtare e KED për 2019.

Me 11 vota pro, Anton Martini caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë. Emërimin e ka në Prokurorinë e Shkallës se Parë Shkodër.

Me 11 vota pro, Ditan Prençi dhe Isa Jata caktohen përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë.

Me 11 vota pro, ndërpritet caktimi i përkohshëm i prokurores Enkeleda Millonai si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shkak të emërimit të saj si prokurore në Prokurorinë e Posaçme.

Me 11 vota pro, ndërpritet caktimi i përkohshëm i prokurores Alketa Zifla si Drejtoreshë Kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kthimin e saj si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Detyrën si të perkohshem ata do ta mbajnë nga data 19.12.2019 deri më datë 18.03.2020.

Lista e prokurorëve të transferuar në rrethe:

-Blerim Tominaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

-Arens Çela, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

-Besim Hajdarmataj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

-Elisabeta Imeraj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë Manjola Kajana

-Doloreza Musabelliu, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

-Vladimir Mara, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

-Manjola Kajana, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

-Sonila Muhametaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

-Artan Bajrami, në Prokurorinë e Apelit Tiranë

-Pranvera Pustina, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë

-Eugen Beci, në Prokurorinë e Shkallës së Parë, Korçë

-Përparim Kulluri, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër./b.l/noa.al/