Transmetuar më 12-12-2019, 13:42

Gratë e këtyre dy shenjave zodiakale janë të vështira për t’u bërë për vete. Por çfarë duhet bërë që të kesh vëmendjen e tyre?

Akrepi

Nëse gruaja që ju pëlqen ka lindur mes 24 tetorit dhe 22 nëntorit, atëherë ajo i përket shenjës së Akrepit. Gratë e kësaj shenje janë magnetike, seksuale dhe pasionante. Ato nuk pushtohen lehtësisht. Nëse doni të depërtoni  në zemrën e kësaj gruaje, duhet të jeni absolutisht të sinqertë dhe të mos e merrni kurrë si të mirëqenë.

Është një grua e guximshme, kokëfortë, bujare dhe do t’u hapë zemrën vetëm kur të jeni të gatshëm të bëni gjithçka për të.

Virgjëresha

Dëshiron të kesh gruan perfekte? Para së gjithash duhet të dini që nuk ekziston, por nëse është dikush që sforcohet shumë për të arritur perfeksionin, ajo është Virgjëresha. Është një grua që nuk kënaqet kurrë, ka gjithmonë dëshirë të përballojë sfidat e reja dhe të superojë limitet e saj.

Karakteristikat e saj kryesore janë perfeksionimi, organizimi dhe nacionaliteti. Kësaj gruaje i pëlqen shumë stabiliteti dhe nuk i do aventurat. Nëse do ta bësh për vete, duhet të kesh qëllime serioze me të. Duhet të fitosh besimin e saj, duhet të jesh interesant dhe të bësh biseda të thella me të./b.l/noa.al/