Transmetuar më 12-12-2019, 14:23

Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zbuluar kategoritë të cilat përfitojnë nga amnistia e fundvitit.

Në një prononcim për mediat ditën e sotme, ajo tha se amnistia e të burgosurve është gati dhe se propozimi është depozituar nga ministria në Këshillin e Ministrave.

“Këshilli i Ministrave do ta miratojë ditët në vijim, duke përfshirë të gjitha kategoritë që ne i kemi pasur më shumë prioritet, sic janë gratë, të miturit dhe të moshuarit”, u shpreh Gjonaj.

Lidhur me numrin e personave që përfitojnë, ajo tha se ende nuk ka një përllogaritje përsa kohë është i ndryshueshëm.

Sipas taj numri lidhet me disa kritere që kanë të bëjnë me vitet e mbetura të dënimit të pakryer apo dënimit të marrë nga gjykata, por bëri me dije se është më i vogël në krahasim me amnistitë e kaluara./a.y/noa.al