Transmetuar më 12-12-2019, 14:52

Zlatan Ibrahimovic nuk e ka bërë ende zyrtare të ardhmen e tij por në Itali nuk kanë asnjë dyshim, gjigandi suedez e ka bërë zgjedhjen e tij.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Ibra ka vendosur të rikthehet tek Milan por zyrtarizmi i marrëveshjes po vonon pasi ende nuk janë përcaktuar detajet e fundit të kontratës. Suedezi nuk ka qenë i kënaqur nga oferta e parë e Milanit: 2 milion euro për 6 muaj dhe 4 të tjerë për sezonin pasues.

Ibra nuk dëshiron të firmos një kontratë 6 mujore me opsion edhe për një vit tjetër ndërsa Milan insiston se kjo është oferta më e mirë duke pasur parasysh edhe rrethanat.

Pavarësisht këtij ngërçi, të dy palët po punojnë që të gjejnë një zgjidhje përfundimtare që Ibra të rikthehet në Milano për të veshur dhe një herë fanellën kuqezi./b.l/noa.al/