Transmetuar më 12-12-2019, 15:10

Shqetësimet gripale mund të shfaqen në këtë periudhë dhe është shumë e rëndësishme të kërkoni shërim jo tek medikamentet, por tek metodat natyrale.

Në këtë periudhë të ftohtë, e cila është bërë epiqendra e virozave, disa këshilla do të jenë tepër të vlefshme dhe njëkohësisht aspak të dëmshme. Ja cilat janë alternativat që ne ju ofrojmë:

Uji: Uji është një hidratues shumë i mirë për organizmin dhe do të japë një ndjesi lehtësimi në zonën e fytit. Gjithashtu mund të bëni avull duke zier ujë me sodë ose gjethe mente.

Mjalti: Ai është një zgjidhje perfekte për të qetësuar kollën. Mund ta konsumoni me qumësht, çaj, kamomil ose duke e ngrënë me lugë (mos e ekzagjeroni me sasinë). Ka veti kryesisht për kollën e thatë.

Qepa: Prisni një qepë në feta shumë të holla dhe më pas shtoni disa lugë sheqer dhe mbuloheni pjatën duke e lënë të pushojë për disa orë. Konsumoni 2 lugë 3-5 herë në ditë.