Transmetuar më 12-12-2019, 16:15

Në komisionin parlamentar të medias, supozohej të zhvillohej, një seancë dëgjimore mes deputetëve dhe  profesorëve të gazetarisë, për projektligjin e portaleve, por debati i la vend sharjeve dhe fyerjeve personale.

Tensioni në mbledhjen e Komisionit të Medias, nisi mes gazetarit Alfred Lela dhe deputetëve të pranishëm. Fillimisht ishte ish-ministrja Mirela Kumbaro, e cila u përplas me Mark Markun dhe braktisi mbledhjen, edhe gazetarët, pak minuta më vonë janë larguar.

Mark Marku i quajti ndryshimet në ligj si krim, profesori gazetarisë replikoi ashpër me deputeten Mirela Kumbaro.

Sakaq, gazetari Alfred Lela ka fyer deputetin demokrat, ardhur nga listat e reja, Selami Jenisheri, duke e cilësuar si të dehur.

Por deputeti i ri Halit Valteri i është Alfred Lelës se nuk "mund t’u flasësh deputetëve kështu e ti thuash sikur je tapë, por gazetari e ka ofenduar atë, duke i thënë se "Çfarë deputeti je ti aman?".

Sakaq deputeti i opozitës së re në Kuvendin e Shqipërisë, u shpreh lidhur me ligjin.

“Ky ligj që po bëhet është mirë ti shtohet edhe një gjë si financohen këto portalet kush janë biznesmenët nga opozita dhe maxhoranca që ju financojnë dhe ju japin lekët. Do t’jua nxjerrim edhe me fakte lekët që merrni sa andej këndej”, tha Halit Valteri.

Argumentet e socialistit Musa Ulqini për nevojën e këtyre ndryshimeve nuk I shuan polemikat por detyruan profesorët e ftuar të largoheshin.

Përmes ndryshimeve të ligjit për median synohet vënia fre abuzimeve dhe prodhimit të "Fake Neës" nga më shumë se 800 portale, që operojnë në anonimitet dhe më kryesoja se nga cilat burime ato financohen, por edhe faktit qe pjesa dërmuese e portaleve janë informale./NOA.al