Transmetuar më 12-12-2019, 17:17

OSHEE ka njoftuar se nesër do bëhen disa punime për rikonstruksionin e kabinave.

Për këtë arsye do të stakohet energjia në disa zona të Tiranës.

Nga ora 09:00 – 15:00, Rruga “Tefta Tashko Koco”, pjesërisht, pranë Sheshit “Avni Rustemi” nuk do të ketë drita.

E njëjta gjë do të funksionojë edhe në Pallatin “Rreli” në “Rrugën e Barrikadave”.

Në këtë zonë, energjia do të stakohet nga ora 09:00-14:00./noa.al/