Transmetuar më 12-12-2019, 17:40

Pas tërmetit të 26 nëntorit, kryeministri Rama i ktheu buzëqeshjen vogëlushëve Aurel Lala dhe Alesio Cakoni që i mbijetuan lëkundjeve të forta që goditën Thumanën.

Sapo dolën nga spitali, kreu i qeverisë i dërgoi në Romë dhe u siguroi takim me Ronaldon dhe Bufon. Sot, kryeministri i ka bërë një vizitë familjes së Alesios duke i dhënë një premtim tjetër vogëlushit.

"Të hënën do vij unë të të çoj në shkollë. Ne do takohemi bashkë në 7 e gjysmë dhe në 8 pa 5 do jemi tek dera e shkollës. Mos ki merak, se vij të zgjoj", i tha kryeministri.

Alesio, 10 vjeç, u lumturua dhe shkëmbeu vazhdimisht batuta me Ramën duke i thënë se zgjohet herët në mëngjes.

Nga tragjedia e 26 nëntorit, Alesio Cakoni humbi babanë dhe motrën. Ai ia doli të mbijetonte pasi u hodh nga kati i pestë i pallatit për të shpëtuar në momentin që ra tërmeti dhe sot fatmirësisht gëzon shëndet të mirë./a.m/noa.al/