Transmetuar më 12-12-2019, 17:57

“Sikur të isha zog, që të fluturoja lart në qiell… dhe t’ua lëshoja glasën ca njerëzve ”, shkruajti Soni në një postim të ri në Instagram.

Ky reagim erdhi disa ditë pas përfundimit të festivalit "Kënga Magjike", ku mori pjesë me projektin e titulluar "Shije tradhtie".

Këngëtarja nuk bëri asnjë postim për fituesen apo nuk shprehu në asnjë moment hatërmbetje për vlerësimin, ndonëse nuk u rendit as në 10-she.

Pas postimit të fundit, një komentuese i tha se disa persona mund ta konsiderojnë me fat glasën e zogut. Por, Soni bëri të qartë se ideja e saj nuk është e tillë.

"Varet nga sasia", ishte përgjigja e këngëtares. Kështu nënkuptoi se ka inat me disa persona, por nuk dihet me kë./a.m/noa.al/