Transmetuar më 12-12-2019, 18:39

Drejtori i Bankës Botërore, Patrizio Pagano ka deklaruar se po mbledhin fonde për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai u shpreh se tragjedia që goditi Shqipërinë do të shkaktojë dëme në ekonomi, por është i rikuperiueshëm.

"Ekonomia do ketë pasoja. E vështirë të thuhet kur do të ndodhë rimëkëmbja. Me rindërtimin do të ketë një ekonomi më të mirë", tha ai në një deklaratë për VOA.

Nga lëkundja e fuqishme me magnitudë 6.4 të shkallës rihter ndërruan jetë 51 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë.

Edhe sipërmarrësit e bizneseve janë shqetësuar pasi punonjësit janë zhvendosur larg qytetit dhe nuk mund të punojnë në këto ditë të vështira.